Prokuroria, procedurë parahetimore për Rashkovskin

Prokuroria Themelore Publike për Kriminalitetit të Organizuar dhe Korrupsionit hapi lëndë lidhur me softuerin e blerë për “përcaktimin e shpejtësisë mesatare në qarkullim dhe shqiptimin e dënimeve”.

Marketing

Pas njoftimeve në media për blerjen e softuerit nga ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, prokuroria hapi procedurë parahetimore, pas çka prokurori i lëndës urdhëroi grumbullimin e provave dhe dokumentacionin e duhur. Në bazë të urdhrave do të veprojnë hetuesit e Qendrës së hetuesisë në Prokurorinë themelore publike për ndjekjen e kriminalitetit te organizuar dhe korrupsionit, bëjnë të ditur nga prokuroria.

Pas zbardhjes së aferës për blerjen e softuerit për çka janë paguar 81 mijë euro para të shtetit, ishte konfirmuar se softuerin e kishte patentuar pikërisht vetë Rashkovski.

Marketing