Prokurorët Ljubomir Jovevski dhe Vilma Ruskoska sot në pres konferencë për media konfirmuan se kanë kërkuar paraburgim për kryeprokuroren Speciale Katica Janeva. Ndërkaq Janeva sot nga shtëpia e saj deri në Prokurorinë Publike Speciale është shoqëruar nga policia ku në prezencë të saj është kryer bastisje në hapësirat e Prokurorisë Publike Speciale.