Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer këqyrje në vend në afërsi të Bllacës, ku është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli me plagë të marra nga arma e zjarrit.
Gjurmë janë kapur gjatë këqyrjes, të cilat do të jenë objekt ekspertimi. Në trupin e të ndjerit është lëshuar urdhër për obduksion, ndërsa prokurori publik ka dhënë udhëzime që të kryhen kontrolle dhe të ndërmerren veprime për sigurimin e provave.
Lidhur me një zjarr në një objekt hoteliere në Çair, një ekip inspektues i MPB-së ka kryer kontroll. Nga vendi i ngjarjes janë mbledhur provat, janë siguruar pamjet. Sipas informacioneve të para, zjarri ka qenë zjarrvënie. Po ndërmerren veprime për zbulimin e autorëve dhe për të verifikuar lidhjen e mundshme mes dy ngjarjeve” – thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike Shkup.