Prokuroria shpalosi detaje për vrasjen e Vanjës, ngritët aktpadi ndaj katër personave

Prokuroria kërkon vazhdimin e paraburgimit për tre të dyshuarit për vrasjen e Vanja Gjorçevskës 14 vjeçe nga Shkupi dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi, ndërkaq për babanë e Vanjës, i cili dyshohet për “ndihmë në vepër penale”, Prokuroria kërkon paraburgim shtëpiak, përcjell TV21. Prokuroria gjithashtu njofton se tashmë pas ekstradimit të të dyshuarit kryesorë Ljubço Palevski-Pallço, është ngritur aktakuzë ndaj gjithsej 4 të dyshuarve. Ndërkaq theksojnë se procedura hetimore po vazhdon edhe ndaj shoferit që ndihmoi Pallçon të arratiset në Turqi, ndërsa për të janë në fuqi masat e kujdesit që janë shqiptuar paraprakisht.

Marketing