Prokuroria Speciale konfirmon arrestimin e Naser Hafizit

Prokuroria Speciale ka konfirmuar arrestimin e ushtruesit të detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizit.

Marketing

Këtë për Insajderin e konfirmoi zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi.

“Po, mund ta konfirmojë arrestimin e tij, tani për tani ndonjë informacion tjetër nuk kam”, tha shkurt ajo.

Naser Hafizi është arrestuar në aeroportin e Prishtinës.

Dy ditë më parë, me urdhër të Prokurorisë Speciale u zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedsit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Gjatë këtij aksioni u arrestua zv/sekretari i Ministrisë, Izedin Bytyqi, derisa për Hafizin u tha se nuk është gjetur në banesë.

“I arrestuari me inicialet I.B. dyshohet se ka kryer veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”, kurse i dyshuari tjetër me inicialet N.H. dyshohet se ka kryer veprat: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”, thuhej në njoftimin e përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë.

Marketing