Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj tre personave për krime lufte deri në djegien për së gjalli të civilëve shqiptarë gjatë luftës

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër tre personave për krime lufte ndaj popullatës civile.

Marketing

D.G, njëri prej të pandehurve, thuhet se në cilësinë e personit zyrtar, me gradën e kolonelit – shefit të Sekretarit të Punëve të Brendshme në Gjilan gjatë vitit 1999, ishte ose është dashur të ishte në dijeni dhe nuk kishte bërë asgjë për ta parandaluar vrasje, plagosje e djegien për së gjalli të disa viktimave civile shqiptare në fshatërat Inatoc, Llovcë, Pogragjë dhe Uglar.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve D.G, Ž.C dhe Z.Š. Për të pandehurin D.G. ekziston dyshimi i bazuar mirë se në cilësinë e personit zyrtar- me gradë Kolonel – Shef i Sekretariatit të Punëve të Brendshme në Gjilan, në periudhën janar-korrik 1999 epror dhe mbikëqyrës ndaj të gjithë vartësve të tij dhe me kontroll efektiv ndaj tyre dhe territorit të Komunës së Gjilanit, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, ka qenë në dijeni ose është dashur të jetë në dijeni dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të parandaluar, ndaluar apo për të raportuar në hierarki lidhur me vrasjet, plagosjet, djegien për së gjalli të viktimave civile shqiptare, marrjen peng, rrahjet, maltretimet, torturat fizike dhe psikike, plaçkitjet, dëbimin e popullatës civile shqiptare, në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglar, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë, andaj,- me këtë, ka kryer veprën penale, Krime Lufte Kundër Popullatës Civile nga neni 142 të LP të RSFJ-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Prokuroria thotë se i pandehuri tjetër Ž.C, së bashku me të tjerë, kishin marrë pjesë në vrasjen e tetë civilëve shqiptarë. Ata, siç thotë organi i akuzës, “i kanë vendosur në grumbull drunjësh, ku njëri nga ta është djegur për së gjalli”. Gjithashtu, thuhet se ata kishin rrahur, maltretuar, torturuar, plaçkitur, dëbuar civilë të tjerë shqiptarë.

“Për të pandehurin Ž.C. ekziston dyshimi i bazuar mirë se gjatë luftës në Kosovë, konkretisht në regjionin e Gjilanit, si pjesë e grupit kriminal, në bashkëkryerje me D.C, D.N, M.SH, N.S dhe S.J., si edhe me pjesëtarë tjerë të paidentifikuar të këtij grupi, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, kanë marrë pjesë në vrasjen e tetë (civileve shqiptarë, e konkretisht dy nga këto viktima i kanë vendosur në grumbull drunjësh, ku njëri nga ta është djegur për së gjalli, kishin rrahur, maltretuar, torturuar, plaçkitur, dëbuar popullatën civile shqiptare, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë, andaj, me këtë, në bashkëkryerje ka kryer veprën penale, Krime Lufte Kundër Popullatës Civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së”.

Për të pandehurin e tretë, Prokuroria Speciale thotë se si mjek, nuk i kishte ofruar ndihmë një të plagosuri shqiptar, i cili kishte vdekur.

“Ndërkaq për të pandehurin Ž.C. ekziston dyshimi i bazuar mirë se në cilësinë e mjekut të Spitalit Regjional në Gjilan, me datë 05/04/1999, nuk ofron ndihmën e duhur mjekësore viktimës N.R, i cili ishte plagosur nga grupi kriminal si më lartë, vetëm për faktin se i njëjti ishte i përkatësisë nacionale shqiptare, të njëjtin e urdhëron që të largohet sa më shpejt nga Spitali, e si pasojë e këtij veprimi viktima ndërron jetë në orët e vona të së njëjtës ditë, – më këtë, ka kryer veprën penale, Krime Lufte Kundër Popullatës Civile nga neni 142 të LP të RSFJ-së”.

Prokuroria Speciale

pixelLexo më shumëLupon Media
NativeGram placeholher
The Former First Lady’s Face You’ve Never Seen Before

NativeGram placeholher
100 mln euro për një “sallaks”, Bayern piketon pasuesin e Davies, por Goretzka kërkon largimin

NativeGram placeholher
Remember Lizzie? Take A Deep Breath Before You See Her Now

NativeGram placeholher
Aeroplani holandez del nga pista në Norvegji, publikohen pamje

NativeGram placeholher
Publikohet dokumenti i ish-Sigurimit të Shtetit, tregon detaje për të shkuarën e Parashqevi Simakut: Kryente ‘akt rrugaçërie’

NativeGram placeholher
An Icon Whose Ravishing Visage Was The Inspiration For Snow White

NativeGram placeholher
“Plisi nuk t’bën burrë” – I riu që veshet si i moshuar i dëshpëruar: Në Podujevë s’po ka rini

NativeGram placeholher
E tepron Adelina Tahiri, shfaqet si ‘tigër’ në këtë veshje provokuese

NativeGram placeholher
Lumin apo Azemin, motra ja jep ‘dritën jeshile’ Albës qe të lidhet me këtë mashkull

NativeGram placeholher
Aeroplani i nisur nga Prishtina për në Gjenevë kthehet në “Adem Jashari” pas 40 minutash fluturimi në qiell

NativeGram placeholher
Ky është biznesmeni nga Llapi që bashkëpunon me anëtarët e grupit të Millan Radojçiq e Zvonko Veselinoviq

NativeGram placeholher
A përbën rrezik nëse mbani fëmijët në krahë gjatë kohës kur jeni shtatzënë?

Të fundit Më të lexuarat

Liverpooli e do ishin e Cityt si zëvendësues të Nunezit

Detaje tronditëse: Babë e bir nga Livoçi i Gjilanit dyshohet se abuzuan seksualisht me nusen

Driloni e quan ”rrence” Xhenetën se e akuzonte që e shikoi kur ishte e zhveshur

Federata Braziliane e Futbollit ia kushton një mural Viniciusin: Lojtari më i mirë në botë

Fluturimi Tiranë-Hamburg devijon dhe ulet në Vjenë, pasagjerët zbulojnë arsyen

Show
Driloni e quan ”rrence” Xhenetën se e akuzonte që e shikoi kur ishte e zhveshur

Show
Lela disa javë pas daljes thotë se është e gatshme të rikthehet në BBVK3
Sport

Insporti
Liverpooli e do ishin e Cityt si zëvendësues të Nunezit
Sport

Insporti
Federata Braziliane e Futbollit ia kushton një mural Viniciusin: Lojtari më i mirë në botë
OP-ED

Zhvillimi imagjinar – Varfëria reale!

Murati dhe Qeveria e idhnakëve dinë edhe më zi
Nga Rubrika

Lajme
Detaje tronditëse: Babë e bir nga Livoçi i Gjilanit dyshohet se abuzuan seksualisht me nusen
30 December 2024

Lajme
Fluturimi Tiranë-Hamburg devijon dhe ulet në Vjenë, pasagjerët zbulojnë arsyen
30 December 2024

Lajme
Zhduket 26 vjeçari Arban Hisari nga Prizreni, policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e tij
30 December 2024

Lajme
AAK-ja reagon ndaj ministres Haxhiu: Çfarë ndodhi me rastin Dehari? Çka me gjuajtjen e Kuvendit me zollë?
30 December 2024

Marketing