Kryeprokurori shtetëror Lubomir Joveski për sot konvokoi seancë të Kolegjiumit profesional të prokurorëve publikë në të cilin do të debatohet se çfarë më tej me hetimet e Prokurorisë Speciale Publike, ndërsa pas mendimit të publikuar juridik të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë.
Kryeprokurori shtetëror Lubomir Joveski për sot konvokoi seancë të Kolegjiumit profesional të prokurorëve publikë në të cilën do të debatohet se çfarë më tej me hetimet e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ndërsa pas mendimit të publikuar juridik të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë.
Në seancë do të shqyrtohet kërkesa mendim prej kolegjiumit të gjykatësve gjatë Gjykatës Themelore Shkup 1, për mendimin juridik parimor të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë prej 30 janarit të këtij viti.
Seanca, siç kumtoi PPRM, është konvokuar në përbërje të zgjeruar, gjegjësisht krahas Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë dhe prokurorëve publikë në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë do të marrin pjesë edhe prokurorët e lartë publikë të Prokurorive të Larta Publike dhe prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Gjykata Penale Shkup dje kërkoi prej prokurorit publik shtetëror, Lubomir Joveski të prononcohet se cila prokurori mundet në të ardhmen të veprojë si paditës i autorizuar në lëndën e shtruar të Prokurorisë Speciale Publike.
Nga Gjykata theksohet se, deri në prononcimin e prokurorit publik shtetëror nëse lëndët do të mbeten në kompetencë të PSP-së ose do të ndërmerren prej Prokurorisë Publike për krim të organizuar dhe korrupsion, Gjykata Themelore Shkup 1 – Shkup në të gjitha lëndët vepron në pajtim me dispozitat e LPP, ndërsa për lëndët e PSP-së të marra pas skadimit të afatit për të cilin mendim dha Gjykata Supreme e RM-së, të cilat janë urgjente dhe të paanulueshme vendosin këshillat kompetent penal, me qëllim që të mos vijë drejt stërzgjatje së panevojshme.