Prokurorja Elizabeta Josifovska nga Prokuroria Speciale Publike sot u thirr në Prokurorinë publike ku dha deklaratë për rastin “Reket”.
Prokurori shtetëror, Ljubomir Jovevski, sot për MEDIAL-n konfirmoi se prokurorja Elizabeta Josifovska është dëgjuar para prokurorit kompetent publik.
Josifovska paraprakisht konfirmoi se ajo e ka nënshkruar mendimin pozitiv për kthimin e pasaportës të dyshuarit në rastin “Perandoria”, Orce Kamçev, por sqaroi se vendimi ka qenë i Janevës dhe ajo si zëvendëse e saj ka qenë e obliguar ta nënshkruajë, sepse e ka zëvendësuar derisa ajo ka qenë në pushim.
Në bisedat dhe videot e incizuara që i publikoi edicioni i internetit i gazetës italiane “La Verita”, ndërkaq lidhur me rastet “Reket” dhe “Perandoria”, u përmendën PSP, Katica Janeva dhe prokurorja e PSP-së, Lile Stefanova.
Stefanova, e cila e udhëheqë lëndën “Perandoria”, është thirrur nesër në Prokurorinë publike të japë deklaratë për rastin “Reket”, përderisa prokurorja speciale publike, Katica Janeva, e cila është kthyer nga pushimi dhe prej sot zyrtarisht është kthyer në punë, tani për tani nuk është thirrur të japë deklaratë në Prokurorinë publike.