Prokurorja që e udhëheq rastin “Target-Fortesa”, Lençe Ristovska ka hedhur poshtë si të pavërteta deklaratat se si Prokurori kanë pasur njohuri nga e premtja se Sasho Mijallkov mund të arratiset dhe pse nuk kanë kërkuar paraburgim.
Ristovska ka deklaruar se informacionet e para i kanë marrë të shtunën në mbrëmje, dhe menjëherë është reaguar.
“Ne nuk kemi pasur informacione të premten aspak, nëse do të kishim pasur, qysh të premten do të kërkonim paraburgim gjatë seancës. Ashtu edhe siç njoftuam, informacionet e para i kemi marrë të shtunën në mbrëmje, pasi i kemi verifikuar të njëtjat, kemi reaguar. Kështu që, nuk janë informacionet e sakta se ne dy kemi pasur të dhëna”, tha Ristovska, transmeton TV21.
Ndërkaq ka këshilluar gazetarët që për deklaratën e ministrit Oliver Spasovski të pyetet edhe njëherë ai se çfarë ka dashur të thotë kur ka thënë se pse Prokuroria nuk ka parashtruar paraburgim qysh ditën kur është mbajtur seanca për fjalët përfundimtare.
“Për këtë duhet a pyesni ministrin dhe çfarë ka dashur të thotë me atë”, tha Ristovska.
Spasovski këtë deklaratë e dha duke e krahasuar me rastin “Monstra”, ku sipas tij paraburgimet u dhanë shumë më heretë se sa të thuheshin fjalët përfundimtare.