Prokurorja Ruskovska zbulon detaje të reja: Selën e ka shpëtuar një shqiptar me emrin Toni

Ziadin Selën e ka shpëtuar dikush nga protestuesit, e pastaj ka ardhur Abdulfeta Alimi”, kjo deklaratë e shefes së Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska të dhënë në emisionin “Click Plus”, e ndryshoi faktin kryesor në opinion, se Abdulfeta Alimi është shpëtimtari i vetëm i deputetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ziadin Sela, në sulmin e 27-prillit të 2017-s.

Marketing

Prokurorja Ruskovska ka paralajmëruar edhe rritje të dënimit të Abdulfeta Alimit.

“Abdulfeta Alimi sikur ta kryente punën për të cilën është obliguar, nuk do të kishte nevojë ta shpëtonte askënd”, sepse siç tha ndër të tjerash Ruskovska, ai ka qenë përgjegjës për çelësat e dyerve të Kuvendit.

Në lidhje me këtë, sekretari i përgjithshëm i partisë nga ku vjen Sela, Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari dje mohoi se ka e ka ditur më herë këtë fakt, se liderin e partisë e ka shpëtuar protestues, i ashtuquajtur Toni.

“Sinqerisht unë nuk e kam dëgjuar”, tha Taravari.

Paraprakisht, dje në Shkup u mbajtën edhe protesta, ku u kërkua lirimi i të dënuarit me 7 vjet burg në rastin gjyqësor “E Enjtja e Përgjakshme”, Abdulfeta Alimit. Në shpalljen e aktgjykimit, nga Gjykata thanë se “në bazë të incizimeve të ngjarjes, Alimi në kohë kur ka qenë pjesë e sigurimit të Parlamentit, duket qartë se është i pranishëm në dyert kryesore të Parlamentit, sillet me indiferencë në atë rrëmujë dhe nuk ka reaguar të ndërmerr diçka. Ai ia ka dhënë çelësin e derës, të dënuarit Goran Gjoshevski – Levi, shef i sigurimit i ish kryeparlamentarit, Trajko Veljanovski”.

Marketing