Personat me shikim të dëmtuar dhe të verbërit tani e tutje do të kenë në dispozicion platformën digjitale për persona të verbër Hana në shqip dhe Kiko në maqedonisht e cila mundëson transformimin e tekstit të shkruar në version audio. Audiolexuesi Hana është ndihmë e madhe për këta persona dhe i njeti do të përdoret në të gjitha trevat shqipfolëse.
“Aplikacioni është i caktuar për android kompjutre për aple nuk është ende dhe shpresojmë qëtë ketë edhe për një ajfon, do të jeët shumë më mirë për ata që përdorin android windows këto të dyja.”, tha Fisnik Selimi, person me shikim të dëmtuar.
“5000 qytetarë të verbër dhe me shikim të dëmtuar do të mund ta shfrytëzojnë aplikacionin në telefonat android apo në desktop. Ata janë persona nga rajoni nga RMV, Shqipëria dhe Kosova sepse solidariteti dhe humaniteti janë urat për ndërtimin e shoqërisë mes fqinjëve.”, tha Jagoda Shahapaska, ministre e punës dhe politikës sociale.
“Falenderime nga ana e Ministres sonë Hygerta Manastirliu e cila me shum kënaqësi mirpriti këtë lexues digjital, të cilin ju po e lançoni dhe është një ndër programet më të mira të prekshme reale, për tu përfshirë sa më shumë persona me nevoja të veçanta.”, tha Denada Seferi, zvministre e shëndetësisë në Shqipëri.
Qeveria po punon për përmirësimin e kushteve për personat me aftësi të veçanta, dhe ndihmë i është ofruar edhe nga UNDP.
“Duhet të punojmë së bashku të tejkalojmë të gjitha barierat dhe të sigurojmë qasje të barabartë në shëndetësi, në jetën kulturore në jetën sociale dhe arsim dhe punësim për të gjithë qytetarët në mënyrë absolute të barabartë.”, tha Artan Grubi, zvkryeministër i parë.
“Ne po mundohemi ti adresojmë pabarazitë mangësitë ti shëndërojmë në përparësi dhe këtë po e bëjmë duke bashkëpunuar me Qeverinë dhe instiutucionet në nivel loakal dhe qendror, për të siguruar përkrahje të barabartë për të gjitha shtresat e shoqërisë.”, tha Sanja Bojanik nga UNDP.
Audiolexuesi është ndihmesë edhe për personat me disleksion nxënësit studentët dhe kërkuesit aktiv të punës.