Promovohet regjistëri i parë i operatorëve me prodhime organike

Rreth 600 operatorë me prodhime organike janë përfshirë me Regjistrin që do ta promovojë sot Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Marketing

Ky është Regjistri i parë i operatorëve organikë në vend, ndërsa përfshin prodhues, përpunues dhe tregtarë.
“Regjistri përmban të dhëna për çdo prodhues, përpunues dhe tregtar me prodhime organike, por dominojnë prodhuesit.

Praktikisht, mundësohet qasje deri tek informacionet në çdo kohë për atë ku ka prodhime organike, kush i prodhon dhe çfarë lloji prodhimesh organike ofrojnë. Në regjistër janë theksuar edhe kontakte të operatorëve dhe kushdo mund direkt t’i komunikojë”, thotë për MIA-n, Gabriela Micevska nga IME Program që e financon Agjencia zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim i ndihmoi Ministrisë së Bujqësisë ta përgatitë Regjistrin.
Në promovimin në MBPEU do të marrë pjesë edhe ministri dikasterial Lupço Nikollovski.