Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur me një familje shqiptare që kishte zgjedhur të kalonte disa ditë pushimesh në bregdetin e jugut, në Livadhe.
Familja kishte prenotuar për tre ditë hotelin, të premte, të shtunë dhe të diel, por pak ditë më parë kanë kërkuar nëse ishte e mundur të shkonin që të enjten dhe nga ana e hotelit i është dhënë përgjigje pozitive.
Pasi qëndrojnë dy ditë, çifti i shoqëruar nga vajza e vogël të pakënaqur nga kushtet tentuan të largohen të shtunën, duke kryer pagesën për ditët e qëndrimit.
Në këtë moment ka nisur edhe konflikti me pronaren e hotelit, e cila nuk i lejon duke iu kujtuar se kishin prenotuar deri të dielën dhe duke i kërkuar pagesën.
Sikurse shfaqet në pamje, gruaja shumë e irrituar e shoqëruar nga një person tjetër iu ka dalë në rrugën kryesore në Himarë dhe shtrihet para makinës së duke pushuesve për t’i penguar që të largohen.
Sakaq, pushuesit denoncojnë në polici ngjarjen, por kjo e fundit nuk ka ardhur për disa minuta. Konflikti vazhdonte ndërsa në video dëgjohet edhe fëmija i vogël teksa qan i trembur nga situata.
E gjithë ngjarja ka përfunduar me një denoncim të bërë nga çifti në policinë e Sarandës.