Prononcohet Gruevski pas refuzimit për ekstradim: Këtë po e bënë Qeveria kriminele në Maqedoni

Pasi u refuzua kërkesa për ekstradimin e Nikolla Gruevskit në Maqedoni të Veriut nga ana e Hungarisë, në Facebook u prononcua edhe vet azilanti Gruevski.

Marketing

Siç ka shkruar Gruevski, ai akuzon Qeverinë siç thotë kriminele të Maqedonisë për kërkesën për ekstradimin e tij.

“Sot u zbatua një procedurë standarde të institucioneve të Hungarisë pasi Qeveria kriminale dhe reketare në Maqedoni dorëzoi kërkesë për ekstradim. Gjykata e shqyrtoi kërkesën për ekstradim dhe vendosi të mos e pranojë”, ka shkruar Gruevski.

Ndryshe sot në orët e hershem të mëngjesit në Budapest u arrestua ish kryeministri Nikolla Gruevski për të vendosur për ekstradimin e tij në Maqedoni të Veriut, por gjithsesi, kjo kërkesë u refuzua me arsyetimin e Gjykatës se kërkesa nuk është valide.