Propozim-buxheti për vitin 2020, Angellovska: Investojmë në kapitalin njerëzor

Deputetët kanë nisur debatin për Propozim-buxheti e vitit 2020 në seancë plenare. e Financave, Nina Angellovska, përpara deputetëve, tha se fokusi është vendosur në kapitalin njerëzor dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në vend, prandaj, siç tha ajo, motoja e propozim-buxhetit është të “Investojmë në kapitalin njerëzor”, sepse gjithçka varet nga njerëzit.

Marketing

“Propozim buxheti i vitit 2020 është i orientuar në tri shtylla kryesore. Do të investojmë për shëndetësi më të mirë, arsim më të mirë, kujdes social dhe në përgjithësi për kushte më të mira për qytetarët. Jemi të detyruar të fokusohemi në këto fusha kyçe, pasi që indeksi i kapitalit njerëzor në vendin tonë është vetëm 0.53, që do të thotë se fëmijët e sotëm kur të rriten do të shfrytëzojnë vetëm 53% të potencialit të tyre në përputhje me kushtet që u sigurohen derisa ata zhvillohen, ndërkaq në vendet e zhvilluara indeksi sillet prej 75 deri më 80%. Për këtë qëllim në buxhetin e vitit 2020 kemi ndarë 154 miliardë denarë për funksionimin e shëndetësisë, arsimin dhe kujdesin social.”,- tha ministrja e Financave, Nina Angellovska.