Propozim i çuditshëm për martesë, si u përgjigj vajza?

Një fermer skocez i ka propozuar martesës të dashurës me anë të lopës!

Marketing

Kur bëhet fjalë për propozime për martesë, realizimi i një ideje origjinale është një sfidë e vërtetë. Por një fermer skocez ka menduar një propozim ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim zakonisht. Chris Gospel, 30 vjeç, i kërkoi dorën për martesë të dashurës së tij duke shkruar “A pranon të martohesh me mua?” tek lopa e tij.

Fatmirësisht ajo tha “po”.

Dhëndëri u shpreh se kafsha e quajtur Curlytop ishte lopa e preferuar e të dashurës së tij ndaj donte ta bënte këtë moment sa më emocionues për të.

E dashura u shpreh shumë e lumtur dhe se nuk e priste diçka të tillë. Tashmë pritet të bëhen të ditura detaje të martesës, por me siguri lopa Curlytop do të jetë shoqëruesja e nderit.

Marketing