Në Kuvend sot do të mbajnë seanca Komisioni i përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit, Komisioni për çështje evropiane, Komisionit për punë dhe politikë sociale dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës.
Në rend dite të Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit është miratimi i konkluzioneve nga seanca e gjashtë e Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit në Kuvend të mbajtur më 19 korrik të vitit 2018.
Komisioni për çështje evropiane në seancë do të shqyrtojë Propozim ligjet për Këshillin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, Raporti i Komisionit juridiko-ligjdhënës rreth Propozim ligjit për akcizat dhe Propozim ligji për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, të gjitha në lexim të dytë.
Komisioni për punë dhe politike sociale do ta shqyrtojë Propozim ligjin për mbrojte sociale, me procedurë të shkurtuar, Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, me procedurë të shkurtuar dhe Propozim ligji për siguri sociale për persona të moshuar, me procedurë të shkurtuar, të gjitha në lexim të dytë. mb/