Propozim ligji për Tarifën doganore, për Disciplinë financiare dhe për TVSH në procedurë parlamentare

Personat fizik të cilët janë regjistruar si obligues tatimor në vend të pesë vite do ju jepet mundësia që të ç’lajmërohen nga sistemi i DAP për dy vite në rast se gjatë kësaj periudhe nuk kanë realizuar të ardhura prej 1 milion denarë në vit. Kushti është që për të njejtën periudhë të mos ketë shfrytëzuar të drejtën e DEDUKTIMIT nga tatimi paraprak, kjo është paraparë në propozim ndryshimet e Ligjit për tatim në vlerën e shtuar të cilat i ka elaboruar në komisionin për financa dhe buxhet në Kuvend, zv.ministrja Elezi.

Marketing

Njëkohësisht, në propozim ndryshimet do të bëhet edhe precizimi dhe shtimi i lirimit nga e drejta e tatimit në një pjesë të shërbimeve arsimore, e me këto ndryshime sfera e arsimit plotësohet me veprimtarinë shkencore. Ndryshime parashihen edhe në pjesën e barnave të mjekësisë veterinere.

“Barnat e mjekësisë veterinere sipas rregullave paraprake ligjore janë lëndë e tatimit sipas vlerës së përgjithshme të TVSH-së prej 18%, duke pasur parasyshë rëndësinë e kësaj veprimtarie në jetën e kafshëve dhe gjallesave dhe rolin në jetën e tyre parashihet ulja e TVSH-së në 5%”, sqaron kështu Elezi.

Ndryshimet e propozuara parashikojnë gjithashtu mundësinë për kthimin e tatimit mbi vlerën e shtuar për anëtarët e stafit administrativ dhe teknik të misioneve diplomatike dhe konsullore të cilët nuk janë shtetas të vendit ose nuk kanë qëndrim të përhershëm në vend, të cilat njëkohësisht harmonizohen me Konventën e Vjenës për Marrëveshjet Diplomatike.

“Ndryshime dhe plotësime të Ligjit për disiplinë financiare në vend janë në procedurë të Kuvendit. Po zvogëlohet kompensimi për vonesë dhe po transferohet mbikëqyrja ndaj zbatimit të dispozitave për transaksione afariste nga ana e operatorëve ekonomikë nga sektori privat nga Drejtoria për të ardhura publike në Inspektoratin shtetëror të tregut”, kështu thotë zv.ministrja e financave Elezi.

Shkak për ndryshimeve të propozuara, siç qëndron në elaborimin e zv.ministres Elezi, është harmonizimi i mëtejshëm me direktivat e BE-së, respektivisht risaktësohet se debitori duhet t’i plotësojë të gjitha detyrimet që i ka me para në afatet e kontraktuara pa përkujtim paraprak dhe vërejtje nga ana e kreditorit.

“Me Ligjin për disiplinë financiare, i cili zbatohet nga viti 2014, rregullohet plotësimi me kohë i detyrimeve me para që dalin nga realizimi i transaksioneve afariste mes operatorëve ekonomikë nga sektori privat, respektivisht mes subjekteve nga sektori publik dhe operatorëve ekonomikë nga sektori privat. Në pajtim me Ligjin, nëse detyrimi financiar nuk plotësohet në afatin e kontraktuar, kreditori ka të drejtë të marrë kompensim për vonesë nga debitori me vlerë prej 3.000 denarë. Me qëllim të harmonizimit të vlerës së kompensimit të konfirmuar me direktivën, propozohet zvogëlimi i të njëjtit prej 3.000 në 2.400 denarë. Ligji ka filluar të zbatohet në maj të vitit 2014 me qëllim të përmirësimit të likuiditetit të subjekteve ekonomike. Sipas zgjidhjes ligjore, subjektet private kanë afat maksimal për pagesë të borxheve deri 120 ditë”, vlerëson mes tjerave Elezi.

Përmbushje të detyrimeve financiare të subjekteve nga sektori publik nga ky Ligj, zbatohen nga viti 2016 dhe afati maksimal që të kryhen detyrimet është deri 90 ditë.

Marketing