Propozimi francez në Kuvend, Mickoski: Nuk do ta votojmë

Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë nisjes së protestës para Qeverisë ka deklaruar se deputetet e VMRO DPMNE-së nuk do ta votojnë propozimin franzec të cilin Qeveria e ka dorëzuar në Kuvend.

Marketing

Au shtoi se edhe në qoftë se votohet propozimi në Kuvend, deputetët e kësaj partie nuk do të lejojnë që të ndryshohet Kushtetuta për të cilën nevojitet 81 deputet.

“Ju them me plot bindje se VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë asnjë ndryshim kushtetues, për këtë të jeni të sigurt. Opinonin maqedonas të jetë i sigurtë se çfarëdo që të ndodhë me këtë tradhti kombëtare dhe katastrofë të cilët po e përgatit pushteti i udhëhequr nga LSDM-ja dhe BDI-ja në Kuvend, VMRO nuk do të mbështesë. Për këtë nevojiten 80 deputetë. Të jeni të sigurtë se këto 80 deputetë nuk i kanë. Dhe kjo të jetë e qartë edhe për njerëzit brenda Maqedonisë edhe jashtë saj”, u shpreh Mickoski.