Propozimi francez të enjten para deputetëve! Në Shkup vjen edhe Ursula von der Lajen

Deputetët, sot përmes SMS-porosive ishin njoftuar se seanca, në rendin dite të së cilës do të jetë Informacioni për përmbajtjen e propozim-kornizës negociuese do të mbahet të enjten në orën 13. Sipas asaj që mësuam, në këtë seancë fjalim do të mbajë edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla von der Llajen.

Marketing

Qeveria, sot pasdite në Kuvend e dorëzoi Informacionin e plotësuar të propozim-kornizës negociuese për bisedimet aderuese të Maqedonisë me BE-në. Në ndërkohë vazhdojnë protestat kundër propozimit francez, e sonte relacioni i protestuesve do të jetë pak i ndryshëm – nga MPJ deri në Kuvend.