Propozimi francez, vazhdojnë protestat para Qeverisë

Kanë vazhduar edhe paraditen e sotme protestat për mospranimin e propozimit francez për debllokimin e integrimeve të vendit në Bashkimin Europian. Një pjesë e protuesve kanë fjetur gjithë natën në shatoret e vendosura para ndërtesës së qeverisë e thonë se nuk kanë ndërmend të largohen derisa ekzekutivi të hedhë poshtë propoziin

Marketing

“Kjo është luftë e gjeneratës tonë dhe ne nuk duhet të lejojmë që të na imponohet propozime nga jashtë. Ne e dimë kush jemi, emri ynë është Maqedoni dhe unë nuk e pranoj parashtesën e Veriut.”, tha një protestues.

“Nuk do të kalojë propozimi për shkak se nuk është në rregull as demokratik dhe europian.”, u shpreh një protestues.

“Unë shpresoj se nuk do të pranohet. Nëse pranohet do të shkaktojë dëme të pariparushme mbi interesat nacionale të Maqedonisë.”, një protestues.

Thirrje masive për protestë bëhet edhe për sonte. Në njoftimin e organizatorëve thuhet se protesta do të filloj nga Qeveria ndërsa do të kaloj përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe para Kuvendit. Në të tre këto insititucione policia ka pëforcuar masat e sigurisë