“Propozimi francez”, VMRO-ja fillon sot bllokimin e rrugëve

Pas gjashtë ditëve protesta nëpër Shkup, VMRO-ja ka paralajmëruar prej sot do të bllokojë disa rrugë kryesore nëpër Maqedoni.

Marketing

“Vazhdojmë me bllokada në mbarë Maqedoninë. Në 4 vende, në Shkup para Qeverisë, si dhe bllokimi i rrugëve kryesore Shtip-Veles, Strumicë-Radovish dhe Pletvar-Prilep. I bëjmë thirrje masës që t’i thotë JO ultimatumit për bullgarizimin e Maqedonisë, JO brutalitetit dhe komisariateve, PO të ardhmes së Maqedonisë. Të shtunën nuk do të ketë protesta në shenjë respekti për bashkëqytetarët myslimanë që festojnë festën e bajramit. Vazhdojmë të protestojmë masivisht në Shkup, të dielën në orën 19:00 para Qeverisë”, njoftojnë nga partia e Mickoskit.