Për dy nga të dyshuar, të cilët ishin arrestuar në aksionin e djeshëm dhe të sjellë para gjykatësit të procedurës paraprake, është kërkuar tërheqja e masës së paraburgimit.
Për ta, prokurori kompetent kërkoi masa të kujdesit
Pasi të dyshuarit kanë dhënë deklarata para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Penale në Shkup, prokurori kompetent që e ka trajtuar rastin, për dy prej të dyshuarve tërhoqi propozimin për caktimin e paraburgimit, ndërsa i propozohet gjykatës që për këta persona të ketë masa të kujdesit, siç janë konfiskimi i dokumenteve të udhëtimit, ndalimi i lënies së vendbanimit e paraqitja në gjykatë.
Në këtë proces gjyqësor është i përfshirë edhe ish-ministri Mile Janakievski. Përveç Janakieskit, të akuzuarit janë edhe nëpunës shtetëror, noterë, ish avokatë shtetëror si dhe një biznesmen. Në mesin e të arrestuarve janë edhe funksionarë aktual të VMRO-DPMNE-së, Dimitar Dimovski, anëtarë i Komitetit ekzekutiv të partisë dhe Dejan Mitrevski, kryetar i Komitetit komunal në lagjen Aerodrom. Dyshimi është se Mile Janakieski së bashku me pesë administratorët në Kadastër, kanë përgatitur katër marrëveshje për shitjen e parcelave shtetërore.