Protesta e bluzave të bardha- Filipçe: Duhet të kthehet besimi midis pacientëve dhe punonjësve shëndetësor

Duhet të zbatohet proces i kthimit të besimit midis pacientëve dhe punonjësve shëndetësor, të dërgohet porosi se me dhunë nuk zgjidhen punët, theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili sot ka marrë pjesë në protestën kundër dhunës ndaj punonjësve shëndetësor.

Marketing

“Me dhunë nuk zgjidhen punët. Konsideroj se nuk ka kurrfarë logjike të ngritet dorë ndaj punonjësve shëndetësor të cilët 24 orë luftojnë për jetët e më të afërmve. Të gjitha ato qasje janë ndëshkuese, dhe janë parashikuar dënime në para por edhe me burg. Ndërmorëm masa konkrete me MPB-në, do të ketë patrullë mobile në rajonin e spitalit të vjetër të qytetit, ku ndodhin një numër i madh i incidenteve, por edhe vende tjera ku trajtohen një numër i madh i pacientëve”, tha Filipçe.

Paralajmëroi edhe masa plotësuese të cilat do ta përparojnë statusin e punonjësve shëndetësor, përmes rritjes së pagave, kujdestarive, kushteve në të cilat punojnë punonjësit shëndetësor.

“Prania ime këtu është mbështetje, sepse kjo është diçka që ndodh me vite. Sigurimi duhet të jetë profesional. Vitin e kaluar kemi pasur përpjekje të sigurojmë ndonjë formë të sigurimit profesional me shikim të asaj që përpjekjet të shfrytëzohen, të punësuarit nga sektori publik ishin të pasuksesshëm për shkak të pengesave administrative, tani vendosëm për sigurim profesional”, tha Filipçe.

Marketing