Protesta e opozitës në Shqipëri është shoqëruar sot me tensione dhe me incidente të forta. Si rrallë më parë gjatë kësaj proteste janë përdorur bombat molotov.
Siç shihet nga fotot e realizuara nga LSA, efektivët e policisë kanë shpëtuar fatmirësisht nga djegia e bombave molotov, që janë hedhur në drejtim të Kryeministrisë.
Ndërkohë që në foto duke dhe shumë qytetarë të cilët janë lënduar nga hedhja e gazit lotsjellës.
Ndërkohë që në një moment protestuesit kanë ndezur dritat e celularëve, duke ndriçuar Bulevardin Dëshmorët e Kombit.