Në Shkup sot nga ora 13-të, do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të protestës së paralajmëruar, e cila do të fillojë nga Parku i Çairit.“Me fillim prej ora 13:00 është paralajmëruar marsh protestues, i cili do të fillojë nga Parku i Çairit, do të vazhdojë përgjatë rrugës ‘Hristijan Todorovski Karposh’, drejt rrugës ‘Cvetan Dimov’, djathtas në bulevardin ‘Goce Dellçev’, majtas në rrugën ‘Filip i Dytë’, djathtas drejt rrugës ‘11 Tetori’, deri para Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, informojnë nga Ministria e Punëve të BrendshmeNga kjo ministri poashtu theksojnë se për këtë arsye Sektori për siguri në komunikacionin rrugor, në periudhën e theksuar do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të komunikacionit, gjegjësisht komunikacioni do të riorientohet drejt rrugëve përreth. MPB-ja apelon deri te qytetarët që t’i respektojnë urdhrat që do t’i japin nëpunësit policorë në rrugët ku do të zhvillohet protesta.
Marketing