Protesta e VMRO-DPMNE-së, kërkohet përgjegjësi nga Zaev dhe Filipçe

Me moton “Të lajmë turpin e Filipçes”, VMRO-DPMNE për herë të katërt ka protestuar para Ministrisë së shëndetësisë. Me një minutë heshtje nderuan viktimat nga COVID 19,ndërsa revoltën e tyre e shprehën duke gjuajtur balona me ujë drejt Ministrisë.

Marketing

Pjesmarrësit në protest kërkuan dorëheqje dhe përgjegjësi nga Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

Sipas tyre spitalet e përgjithshme në vend janë të stërmbushura dhe nuk kanë mjetë mjeksore. Ata theksuan nevojën për sigurimin e vaksinave kundër Kovid 19, pasi deri më tani kemi humbur 4150 qytetarë.

“Kemi humbur 4150 qytetarë të RM-së ,ajo është e njetë sikur të humbet brenda natës një qytet i vogël siç është Krusheva, Vevçani etj. Kjo që po ndodh në R.M është për të ardhur keq, qytetarë të poshtëruar presin në kufitë e shteteve tona fqinje që të kërkojnë shpëtim nga vaksina, ndërsa vendit tonë për 30 vite i paguajmë kontribute” – tha Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski.

“Nga paaftësia juaj pamë vetëm koridore të mbushura me pacientë,pritje që një të vdesë dhe tjetrit ti lirohet oksigjeni.Personeli mjeksorë blenë paisje medicinal ndërsa familjarët e pacientëve lutën që vetë të ju japin ujë të afërmve të tyre” – u shpreh Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Eli Panova.

Protestuesit rikujtuan se sipas raportit të “Economist” Maqedonia ndodhet në vendin e tretë në botë sipas vdekshmërisë nga Covid 19.Ndërkohë ,nga Ministria e shëndetësisë reagojnë duke theksuar se është e dhimshme që VMRO-DPMNE po mundohet që në mënyrë politikë të përfitojë nga situata.

Nga Ministria theksojnë se organizimi i imunizimit është në nivelin e duhur dhe se partia opozitare bën dëm me atë që proteston në kohë kur janë në fuqi masa restriktive.

Marketing