Protesta kundër kufizimeve shkaku i coronavirusit në Gjermani

Në disa qytete të mëdha të Gjermanisë, demonstruan mijëra vetë kundër masave të rrepta, sipas tyre, për mbrojtjen nga coronavirusi. Në sheshin Marienplatz në Mynih, u mblodhën rreth 3,000 vetë, pjesërisht duke injoruar rregullat e ruajtjes së distancës. Megjithëse, Demonstrata ishte regjistruar për 80 vetë, njoftoi zëdhënësi i presidiumit të policisë së Mynihut.

Marketing

Nuk respektohej distanca
Një nga epiqendrat e demonstratave ishte Shtutgarit. Aty u grumbulluan disa mijëra vetë për të protestuar. Po e njëjta pamje u pa edhe në Frankfurt, ky afër 500 vetë demonstruan kundër kufizimeve. Ata kaluan nëpër qytet duke mbajtur parulla „Bashkohuni” dhe „Rezistencë”. As në Frankfurt nuk u respektua distanca 1,5 metra, sipas policisë. Ndërsa në Berlin, para Bundestagut, për shkak të mosrespektimit të rregullave të coronavirusit, policia ndali afër 30 veta, ku u verifikuan kryesisht dokumentet.

Në mesin e turmës ishin futur edhe përkrahës të teorive konspirative dhe kundërshtarë të vaksinës. Sipas raportimeve të dëshmitarëve, demonstruesit akuzuan politikën dhe mjekësinë për nxitjen e panikut dhe kufizimin e të drejtave themelore të qytetarëve. /DW/