Protestat kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike nuk kanë të ndalur. Këshillat e protestave nga shoqëria civile për sot në mbrëmje sërish do të zhvillojnë protesta në Tetovë, Shkup si dhe qytete tjera. Në Shkup në marsh protestues do të dal edhe VMRO-DPMNE.
Këshilli protestues në Tetovë ka bërë të ditur se gjatë protestës së sotme në ora 18:00 do të bllokohen edhe tre rrethrrotullimet kryesore të qytetit.
Arianit Xhaferi, aktivist i shoqërisë civile paralajmëroi bllokimin e tre rrethrrotullimeve tek ish-kombinati i duhanit “Monopoli”, “Korneri” dhe stadiumi i qytetit. “Boll më zhvatjes dhe vjedhjes nga EVN, ELEM dhe MEPSO”, ka shkruar Xhaferi.
Protesta e nismës qytetare në Çair do të nis po ashtu në ora 18:00 nga “Çairçanja”, duke vazhduar me marsh protestues drejt Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) dhe Kuvendit.
Ndërsa VMRO-DPMNE do të nis marshin protestues nga ora 14:00 para KRRE dhe se për një orë do të bllokojnë udhëkryqet para këtij institucioni.