Protesta masive kundër luftës, studentët pushtojnë rrugët në Shtetet e Bashkuara

Protestat e kolegjeve dhe universiteteve kundër izraelit kanë ‘pushtuar’ Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marketing

Prej disa ditësh studentë e pedagogë po mbajnë marshime e po organizojnë kampe në mbështetje të popullit palestinez në shumë shtete.

Ata shprehin pakënaqësi të madhe ndaj politikës amerikane dhe kërkojnë ti jepet fund luftës kundër civilëve në Gaza.

Tubimet masive janë ndjekur nga arrestime të shumta të protestuesve që kanë nxitur edhe më shumë urrejtje. Mes të arrestuarve ka patur edhe qindra protestues hebrenjtë të cilët janë kundër luftës.

Shtëpia e Bardhë ka dënuar antisemitizmin në protestat e kolegjeve, ndërsa kandidati për president Donald Trump bëri më faj Joe Biden se ka nxitur një gjë të tillë.

Gjithashtu, shumë organizata studentore dhe grupe të lidhura me universitetet kanë dënuar arrestimin e të rinjve dhe kufizimin e lirisë së tyre të fjalës