Protesta në Athinë pas vrasjes së shtetasit grek në Shqipëri

Në Ambasadën e Shqipërisë në Athinë këtë sonte u organizua një protestë për vdekjen e Kostandinos Kacifës, i cili mbeti i vrarë sot pas përleshjes me armë me forcat speciale të policisë shqiptare RENEA në Bularat të Gjirokastrës.

Marketing

Rruga “Kifissias Avenue” gjatë kohë ka qenë e bllokuar nga protestuesit.

Në protestë kanë qenë edhe dy deputetë të Partisë Agimi i Artë, si dhe eksponentë të organizatave që përfaqësojnë minoritetin grek.

Ata kënduan himnin grek dhe hodhën parulla kundër Shqipërisë, ndërsa 35-vjeçarin e cilësuan hero që ra për atdheun e tij. Po ashtu, Agimi i Artë protestoi edhe në Selanik para zyrave të Bashkimit Europian.

Marketing