Protesta në Beograd, protestuesve kundër Vuçiqit s’u shihet fundi

Nga ora 16:00 ka filluar zyrtarisht protesta, e cila po vlerësohet si më e madhja ndër vite në Serbi.

Qindra mijëra njerëz janë mbledhur në mbështetje të studentëve që po kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 njerëzve më 1 nëntor në Novi-Sad nga shembja e një strehe pranë një stacioni policor.

Nëpër rrjetet sociale janë publikuar pamje nga droni, që tregojnë pjesëmarrje masive në protestë.

Marketing