Protesta në botë kundër agresionit rus

Në mbarë botën protestohet kundër agresionit rus në Ukrainë. Parullat pothuajse gjithandej janë të njëjta: “ Jo luftë, por paqe”, “ Shpëtojeni Ukrainën”. Në protestat në Itali, Greqi, Australi, Argjentinë, Japoni, Indi dhe shumë vende të tjera kishte dhe shumë ukrainas, familjet e të cilëve ishin të ngujuara në vatrat e luftës, shkruan Alsat.

Marketing

“Unë kam motrën dhe vëllain qe jetojnë në Ukrainë. Ata kane mbetur pa para pasi I kanë bllokuar gjithë bankat. Unë jetoj këtu por mendoj te kthehem në Ukrainë, të luftojë dhe të ndihmoj. Situata është aq e vështire sa qe ose pjesa tjetër e botes bën sikur nuk e sheh ose nuk dëshiron ta shohë fare”, tha një protestues

“Putini kupton vetëm gjuhën e forcës, prandaj për fat të keq meqenëse Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, nuk mund të presim ndihmë nga NATO”, Protestues, biznesmen

“Familja ime pa se si u dogj vendi dhe si vdiqën njerëzit, unë jam shumë i shqetësuar. Tani janë mirë, por nuk dinë çfarë të presin. Babai im thotë se është shumë i vjetër për të luftuar, por ai do të shkonte. Është 80 vjeç”, Protestues

“Unë e regjistroj zërin e familjes sime kur flas me ta, nuk e di kur mund t’i dëgjoj herën tjetër”, protestuese

“Unë mendoj se është gjë aspak e drejtë sepse lufta kudo dhe nga kushdo duhet të dënohet”, protestuese

“Ata duhet ta ndalojnë presidentin rus Vladimir Putin tani dhe asgjë nuk do të ndalet. Ata duhet të jenë shumë më të vështirë me të”, protestuese