Protesta në Francë, qytetarët sulmojnë qendrat e vaksinimit kundër COVID

Franca është përfshirë nga protesta masive kundër vaksinimit anti-COVID. Në pesë javë protestë në Parisë, ministrisë franceze të Shëndetësisë është shprehur se protestuesit kanë sulmuar 22 vende shëndetësore, përfshirë pesë qendra testimi, 15 qendra vaksinimi dhe një laborator.

Marketing

Urdhri Kombëtar Francez i Farmacistëve ka dënuar shpërthimin e dhunes të kohëve të fundit kundër anëtarëve të tij.

Rreth 45 milionë francezë kanë marrë deri tani një ose më shumë doza të vaksinës kundër COVID-19 me rreth 300,000 njerëz të vaksinuar në ditë.

Franca është një nga 13 shtetet e BE-së që po zbaton kufizimet për pasaportën e gjelbër.

Pasaportat e vaksinimit kërkohen për vizita në kinema e teatër, për udhëtime me trena në distanca të largëta, për vizita në restorante, bare dhe objekte të tjera.

Protesta drejtohet gjithashtu kundër vaksinimit të detyrueshëm. Franca po lufton aktualisht me valën e katërt të koronavirusit. Një rrezik të posaçëm paraqet varianti Delta, i cili tashmë përbën pothuase të gjitha rastet e infektimeve në Francë. Incidenca mesatare e infektimeve ka qenë së fundi rreth 50 në 100.000 banorë brenda një jave.