Protesta në Prokurori dhe Gjykata, kërkojnë rritje pagash për 78%

Punonjësit e prokurorive publike përmes protestës para këtij organi kanë shprehur revoltën e tyre dhe kërkuan me ngulje rritje të pagave për 78 për qind dhe kthimin e 35 për qind të shtesave në paga. Sipas organizatorëve të kësaj greve, e njëjta do të mbahet në të gjitha 28 prokuroritë publike në vend dhe do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave. Ndërsa, sipas Kryetarit të Sindikatit të punonjësve në administratë dhe gjyqësor, Tërpe Deanovski, gjatë kohëzgjatjes së protestës do të kryhen vetëm punë urgjente, përkatësisht grevistët sipas rregullave ligjore do të punojnë në rastet në të cilat ka vetëm paraburgim, bastisje apo ankesa urgjente.

Marketing

“Kërkesat tona janë shumë të thjeshta, kemi vetëm dy kërkesa: 78 për qind paga më të larta dhe kthimin e 35 për qind të shtesave në paga. Puna e cila kryhet në Prokuroritë Publike është shumë e komplikuar, sikurse e funksionarëve shtetëror dhe mendoj se të njëjtën rritje duhet ta kemi edhe ne sikurse funksionarët e shtetit. Me gjithë këtë rritje prej 78 për qind, ne vetëm do ta arrijmë pagën mesatare, sepse pagat aktuale në Prokurorinë Publike janë shumë të ulëta dhe mesatarja arrin diku 20 mijë denarë dhe me këtë rritje prej 78 për qind do të arrijmë në 36 mijë që është paga mesatare në vend. Kemi rreth 400 të punësuar dhe kjo nuk do të jetë kurrfarë ngarkese për buxhetin.”, – theksoi kryetari i Sindikatit të PAGj-së Tërpe Deanovski.

Ndërsa Izabela Ilieva nga Organizata Sindikale pranë prokurorive publike ka pohuar se ato janë pesimist se një gjë e tillë menjëherë do të pranohet, por i bëjmë thirrje Qeverisë, që t’i marrin seriozisht këto kërkesa.

“Ne jemi pesimistë se menjëherë dhe shumë shpejtë kjo kërkesë e jona do të pranohet, por dua që në këtë qëndrim timin, Qeveria dhe Ministria e Financave të më demantojnë dhe të na befasojnë, në të kundërtën ne nuk do të ndalemi, dhe ju bëjmë thirrje që të na ftojnë në takim dhe të përballen me realitetin e të punësuarve në Prokurorinë Publike, kurse revoltën e kanë tërheq më së shumti rritja e pagave të funksionarëve shtetëror.”, – u shpreh Izabela Ilieva nga Organizata Sindikale pranë Prokurorive Publike.

Nga protestuesit thanë se të gjitha partive politike në Kuvend u është dërguar një amendament, me të cilin kërkohet që të sigurohen mjete për paga më të larta për punonjësit e prokurorëve në ribalancimin e buxhetit. Nga protestuesit u theksua se problemet janë grumbulluar prej vitesh, por këtë herë, siç thanë, jemi të gjithë si një, dhe nëse duhet të zgjasë me muaj, nuk do të dorëzohemi. Me kontratën e përgjithshme kolektive, thotë presidenti, paga na rritet për 10 për qind, pra nga 22 në 24 mijë denarë dhe kaq.