Protesta në Tetovë, kërkohet drejtësi për viktimat e spitalit modularë

Vetëm në pesë vite të fundit kemi katër tragjedi dhe 97 viktima dhe as një të burgosur kjo tregon se në shtetin tonë nuk ka drejtësi por ka vrasje tha Elmedina Abdullahi nga “Më mirë për Tetovën”. Abdullahi më tej shtoi se po protestojn për 14 personat që humbën jetën tragjikisht në Spitalin modular në Tetovë, përkatësisht për të shprehur pakënaqësinë e tyre që dy vite pas tragjedisë, ende nuk janë dënuar fajtorët e vërtetë.

Marketing

“Për pesë vite kemi 4 tragjedi 97 viktima dhe zero ditë burgë. Prandaj dhe besimi në sistemin e drejtësi të këtij shteti është zero. Jeta e qytetarve është bërë pengë e pazarave dhe tenderave pa kriter. U pa se korrupsion vret. Nga ky proces u vërtetua se që Prokuroria dhe Gjykata janë pjesë dhe mbrojtës të krimit të organizuar që e mban peng shtetin. Kërkojm të gjykohen dhe të dënohen fajtorët e vërtet.”, tha Elmedina Abdullahi nga “Më mirë për Tetovën”.

Protstuesin thanë se në vendin tonë nuk ka drejtësi, për çka e fajsuan sistemin e drejtësisë, prandja kërkuan nga Qeveria të shkarkojnë kryeprokurorin Lubomir Joveski si dhe prokurorët e ngarkuar për zbardhjen e rastit të zjarrit në spitalin modular të Tetovës,

“Besoj duhet të ketë protesta të përditshme të vazhdushme deri sa të zbardhet e vërteta.”, tha një qytetar.

“Duhetë të ketë patjetër protesta të tjera, pasi definitivisht sistemi juridik jurispodenca ka dështuar, dhe kjo është turp për shtetin tonë që jemi kandidat për BE.”, u shpreh një qytetar.

Pas përfundimit të protestës, protestuesit vendosën pankartat e tyre në hyrje të Gjykatës Themelor në Tetovë, me mbishkrimi “Jo drejtësi selektive”, “Drejtësi pa Dallaver” dhe shumë pankarta tjera, dhe kërkuna që të gjithë prokurorët të cilët janë përfshir në rastin e Modularit në Tetovë të japin dorëheqje. (Tvm2)