Banorë, banesat e të cilëve preken nga zgjerimi i Unazës së Re në Tiranë, kanë dalë të protestojnë para parlamentit, duke pasur edhe përplasje fizike me policinë. Protesta ka kaluar në përplasje fizike mes policisë dhe banorëve për disa momente, teksa në foltore është ngjitur kryeministri Edi Rama ku ka folur për zgjerimin e Unazës së Re duke premtuar dëmshpërblim të plotë vetëm për personat që kanë banesat e legalizuara, e vetëm bonos qiraje për banorët e tjerë. Për pak minuta protestuesit kanë tentuar që të hyjnë brenda Parlamentit, por janë ndalur nga forcat e policisë, transmeton tch.
Aktualisht situata paraqitet më e qetë, por vihet re edhe prania e disa fëmijëve, të cilët rrezikohen të dëmtohen nga aktet e dhunshme.