Protesta të dhunshme në Beograd, incidente para Kuvendit të Serbisë

Kryeqyteti i Serbisë, Beogradi, tashmë është nën pushtetin e protestave të dhunshme, për shkak të kundërshtimit që serbët kanë për shkak të zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

Marketing

Dera e Kuvendit të Serbisë është thyer dhe policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët vijuan për të shtatën herë demonstratën e tyre, që u thirr nga opozita.

Përfaqësuesit e listës opozitare “Serbia kundër dhunës” tentuan të hynin në Kuvend, në mënyrë që t’iu adresoheshin qytetarëve nga ballkoni i ndërtesës.

Ata shtyn derën, por nuk arritën të hynin, pasi u parandaluan nga policia. Një pjesë e protestuesve thyen xhamat e dyerve dhe dritave të ndërtesës, ndërsa policia e përgjigj me gaz lotsjellës.

Në hyrjen kryesore të Kuvendit, policia ka bërë thirrje për të ndaluar veprimet pasi hyrja me forcë në një institucion shtetëror është vepër penale.

Pas incidenteve, përmes një adresimi për publikun nga Presidenca e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua qytetarëve serbë që të mos shqetësohen.

“Asnjë revolucion nuk është duke u zhvilluar, dhe ne po mundohemi që të mos lëndojmë asnjë nga demonstruesit përmes një reagimi të lehtë”, tha ai.

Megjithatë, Vuçiq tha se autoritetet nuk do të lejojnë që protestuesit të shkatërrojnë vendin.

Protesta e sotme nisi para selisë së Komisionit Republikan Zgjedhor, ku mijëra qytetarë u mblodhën me ftesë të koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës”, që nuk njeh rezultatet e zgjedhjeve, pasi sipas opozitës, Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet ka fituar zgjedhjet përmes mashtrimeve zgjedhore, raporton tch.

Misioni vëzhgues i OSBE-së tha se zgjedhjet u përshkruan me parregullsi serioze, keqpërdorim të fondeve shtetërore dhe përhapje të frikës. Eurodeputetët kanë kërkuar hetim të pavarur për parregullsitë në zgjedhje. SHBA po ashtu u kanë bërë thirrje autoriteteve serbe t’i hetojnë pretendimet për parregullsi.

Marketing