Protesta të dhunshme në Francë

Jelek verdhët protestuan përsëri sot në Paris. Policia u detyrua të përdorë gazin lotsjellës në protestat që eskaluan në dhunë.

Marketing

Protestuesit iu vunë flakën shumë kshave të bërllogut, motoçikletave dhe veturave dhe madje hodhën gurë drejt forcave të rendit. Kjo është java e 23’të me rradhë që jelekverdhët kanë dalë në protesta.

Shumë protestues janë të dëshpëruar nga zjarri që kaploi katedralen e Notre Dame’it. Por ata u treguan edhe të nevrikosur për mënyrën se si donacionet e kaluan shuëm e 1 miliard eurove për rindërtimin e katedrales, ndërkohë që kërkesat e tyre nuk po plotësohen.

Autoritetet kanë vënë një numër të shtuar të forcave policore sot me rreth 5 mijë të tillë që janë vënë vetëm në kryeqytetin francez,Parisin.

Deri në orët e fundit janë arrestuar 126 persona, ndërkohë që rreth 11 mijë protestes po pritet të i bashkangjiten protestës nga qytetet e tjera franceze.

Marketing