Protesta të dhunshme në Selanik

Qyteti i Selanikut është përfshirë nga protesta të dhunshme. Shumë qytetarë dolën në një tubim, kundër marrëveshjes për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë në muajin qershor.

Marketing

Protestuesit u përleshën me forcat policore përpara fjalimit të kryeministrit Aleksis Tsipras në këtë qytet.

Mediat raportojnë se protestuesit me flamuj grekë hodhën gurë dhe objekte kundër policisë, ndërsa këta të fundit u përgjigjën me gaz lotsjellës.

Ndërkohë në protestë kanë qenë edhe sindikatat, të cilat kundërshtojnë masat shtrënguese të qeverisë për biznesin.
Grekët prej disa javësh po protestojnë kundër marrëveshjes me Maqedoninë, ndërsa Shkupi në datë 30 shtator do të organizojë referendumin. Në aksion për të normalizuar situatën dhe në gatishmëri janë mbi 4 mijë forca policie.

Marketing