Protesta,prokuroria kërkon paraburgim për dy persona

Prokuroria Themelore Publike ka ngritur procedur për dy persona për veprën penale “pjesëmarrës në turmë që do të kryejnë vepër penale” ndërsa prokurori po kërkon paraburgim për këta dy persona.

Marketing

“Të dyshuarit, të moshës 22 dhe 19 vjet, kanë marrë pjesë në protestën e djeshme në Shkup. Pas përfundimt të fjalimit të organizatorit, të dyshuarit dhe disa persona kanë nisur që të veprojnë ndaj zyrtarëve policorë, duke hedhur gurë, metale dhe sende tjera. Si rezultat i kësaj, lëndime të rënda ka marrë gazetari i pranishëm në ngjarje dhe janë lënduar 11 policë të tjerë”, theksojnë nga Prokuroria Themelore Publike.

Siç thonë nga Prokuroria Themelore Publike, për dy të dyshuarit kërkohet paraburgim pasi që ka rrezik se mund të arratisen.