Protestat arrijnë qëllimin, Macron rrit pagën minimale me 100 euro

Presidenti francez ka premtuar gjatë një fjalimi para kombit të pak çasteve më parë, një rritje të lehtë të pagave minimale dhe lehtësime taksash në kundërpërgjigje të protestave të dhunshme që kanë gjunjëzuar vendin gjatë javëve të fundit.

Marketing

Franca është përballur me 4 fundjava protestash tejet të dhunshme, që nisën si demonstrata paqësore kundër rritjes së çmimit të karburanteve, por më pas u përshkallëzuan si pakënaqi ndaj kostos së jetesës dhe problemeve të tjera, përfshi kundërshtimin e politikave të Macronit.

Në fjalimin televiziv, Macron tha se irritimi i protestuesve i ka rrënjët e thella, e në shumë aspekte ishte i ligjshëm, por gjithçka buron nga “pafuqia 40-vjeçare” e vendit për të ofruar mundësi më të mira.

Ai tha se paga minimale do të rritej me 100 euro në muaj, duke nisur nga viti 2019.