Protestat bindin mbreti e Jordanisë për të urdhëruar rishikimin e ligjit për taksa

Mbreti i Jordanisë Abdullah ka urdhëruar kryeministrin e ri të vendit që të kryejë një rishikim të një ligji të ri të taksave që u bë shkas I një proteste masive në Jordani.

Marketing

Ministri i arsimit dhe ish-ekonomisti i Bankës Botërore, Omar al-Razzaz ka zëvendësuar ish-kryeministrin Hani Mulki, i cili dha dorëheqjen të hënën.

Protestat në Jordani janë ndër më të mëdha që u mbajtën ndër vite.

Protestuesit kërkonin që të rishikohet një projektligj I ri për taksat shtetërore i mbështetur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar e që sipas tyre do të të dëmtojë klasën e varfër dhe të mesme.

Ish kryeministri ka refuzuar të heqë propozimet, të cilat përfshijnë taksat më të larta dhe masat shtrënguese.

Por mbreti Abdullah tha se kabineti “duhet të kryejë një rishikim gjithëpërfshirës të sistemit tatimor” për të shmangur “taksat e padrejta që nuk arrijnë drejtësinë dhe ekuilibrin midis të ardhurave të të varfërve dhe të pasurit “, raporton BBC.

Një mbrëmje më parë monarku paralajmëroi se Jordania rrezikoi të hyjë në “të panjohurën” nëse nuk arriti të gjejë një rrugëdalje nga kriza aktuale.

Protestuesit u mblodhën jashtë zyrës së kryeministrit për pesë netë rresht pasi kryeministri Mulki njoftoi se po largohej. Policia ka thënë më parë se dhjetëra njerëz janë arrestuar dhe janë dëmtuar mbi 40 pjesëtarë të forcave ë sigurisë gjatë protestave.