Në Serbi, dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën sërish për të protestuar kundër qeverisë, duke kujtuar tragjedinë e tre muajve më parë, kur çatia e stacionit të trenit në Novi Sad u shemb dhe vrau 15 njerëz.
Sipas protestuesve, tragjedia ka ardhur si shkak i korrupsionit dhe paaftësisë së qeverisë.
Protestat, të udhëhequra nga studentët, filluan në nëntor dhe tani tashmë janë intensifikuar kundër qeverisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiç.
Studentët dhe qytetarët janë të zemëruar për shkak të korrupsionit të qeverisë dhe refuzimit të saj për të marrë përgjegjësi për tragjedinë.
Qeveria ka tentuar të ulë tensionet duke shpërndarë dokumente që lidhen me ngjarjen, dhe disa figura të rëndësishme kanë dhënë dorëheqjen, përfshirë kryeministrin. Megjithatë, protestat janë ende aktive dhe shumë njerëz besojnë se Vuçiç mund të humbasë mbështetje.
Studentët janë të vendosur të vazhdojnë protestat pa përdorur dhunë, si dhe janë organizuar pa pasur një udhëheqës të vetëm.
Demostratat janë shtrirë në të gjithë vendin dhe tashmë janë bërë një ‘rrugë’ për qytetarët të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë.
Kjo është një periudhë e tensionuar për Serbinë, dhe shumë besojnë se protesta mund të çojnë në ndryshime të mëdha në politikën e vendit.