Protesta e studentëve në Beograd është e ngjashme me lëvizjen Solidarnos në Poloni dhe një shans i dytë për shoqërinë serbe. Kështu u shpreh analisti serb i politikave rajonale, Dushan Janjiq në A2CNN. Sipas tij kjo nuk është një lëvizje partiake, por është zemërimi i qytetarëve ndaj qeverisë në Serbi.
“Mesazhi është që në mënyrë paqësore të shkojmë drejt lirisë së fjalës dhe drejtësisë. Sot kanë dërguar një mesazh te prokuroria e lartë që është simbol i mosfunksioniminit të institucioneve në Serbi. Këto lëvizje janë për qytetarët e pakënaqur në Serbi dhe një lloj kristalizimi dhe zemërimi të qytetarëve ndaj qeverisë dhe situatës në Serbi. Nuk është lëvizje pro opozitës por e pavarur dhe do të shpërndahet dhe shpresoj se do të behët gjithnjë e më shumë ndikuese në skenën publike të Serbisë. Në thelb është shans i dytë për shoqërinë serbe. Janë lëvizje në shkallë të gjerë që janë të pakënaqur me situatën në Serbi dhe jo vetëm me qeverinë. Është lëvizje e fortë e të rinjve që kanë themeluar lidhjet me grupet e tjera shoqërore. Sot kishim studentët dhe sindikatën e posteve dhe shumë sindikata do t’i bashkohen kësaj lëvizjeje. Është diçka e ngjashme me ngjarjet Solidarnos në Poloni. Nuk mund të jetë lëvizje partiake dhe nuk mund të shuhet vetëm për shkak të llogaritjeve elektorale”, tha ai