Protestat pro Palestinës në Londër, plagosen 3 policë

Tre policë mbetën të plagosur dhe 40 persona u arrestuan gjatë një proteste pro Palestinës që u mbajt në Westminster të Londrës.

Marketing

Një oficere pësoi një lëndim të rëndë në fytyrë pasi u godit me një shishe të hedhur nga brenda turmës, tha Policia Metropolitane, ndërkohë që autori u identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Protesta, e organizuar nga Fushata e Solidaritetit të Palestinës dhe grupe të tjera, nisi në Whitehall në orën 18:00 dhe përfundoi dy orë më vonë. Sipas organizatorëve në të morën 10 mijë persona.

Fushata e Solidaritetit Palestinez tha se organizoi marshimin për të përsëritur thirrjet për një armëpushim në Gaza, pas një sulmi ajror izraelit që vrau të paktën 45 palestinezë të dielën.