Protestë e gazetarëve: Kushte pune, pa presione, frikësime dhe censurë!

Me gojë të mbyllura dhe transparente kundër censurës pas aktvendimit për gazetarët e IRL-së dhe konkluzionit se nuk janë gazetarë, punonjësit e mediave, para gjykatës kanë kërkuar t`u sigurohen kushtet themelore për punë.

Marketing

Gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët vlerësojnë se aktvendimi është akt frikësimi dhe përpjekje që të kontrollohen mediat. U shprehën njëzëri se një aktvendim i këtillë nuk do t`i hesht, por do t`i bëjë më të fuqishëm në këtë betejë.

“Që të shmanget një situatë e këtillë në të ardhmen, me devalvimin dhe nënçmimin e integritetit të gazetarëve që respektojnë standardet gazetareske, shpresojmë se do të bëni hapin për përmirësimin e situatës në të cilën gjendet gjyqësori dhe do të siguroni kushte të drejta për punë të gazetarëve, pa presione, frikësime dhe censurë”

Protesta është mbështetur nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.

SHGM-ja tashmë ka dorëzuar ankesë në Këshillin Gjyqësor, ku kërkohet që të konstatohet përgjegjësia për gjykatësen Jovanka Spirovska – Paneva, për shkak se, pa sqarime i përjashtoi gazetarët nga salla e gjykatës, që t`i përball Kryeredaktoren e IRL-së, Sashka Cvetkovska dhe Koço Angjushevin.

IRL-ja ishte dënuar për shpifje, sipas padisë së ish-Zv/Kryeministrit Koço Angjushev dhe kompanisë “Brako” për emisionin “Komploti kundër ajrit”. /KlanMacedonia/