Protestë e “Vaksinacizam”: Do t’i lëmë fëmijët të shkojnë në çerdhe edhe pa leje

Lëvizja e re që është kundër ndalesës së autoriteteve që fëmijët t’i lëshojnë në çerdhe pa vaksina për fruth “Vaksinacizëm” ka protestuar mbrëmë para Ministrisë së Shëndetësisë.

Marketing

Prindërit thonë se nuk do t’i frikësojnë as dënimet e paralajmëruara në të holla dhe se të njëjtit do t’i lënë fëmijët në çerdhe edhe pa leje.

“Është kohë kur qeverisin standardet më të ulëta morale dhe etike të cilëve nuk kanë asgjë të shenjtë. Kjo Qeveri ka guxuar që t’i ndalojë të drejtat më të shenjta të njeriut dhe shkon kundër instinktit prindëror që ta mbrojë pjellën e vet. Për shtatë raste të fruthit, fushata është bërë që të frikësohet popullata dhe njëkohësisht ata të realizojnë tender prej 11 milion eurove” tha Darko Georgiev nga shoqata “secili ka të drejtë të lirë për vaksinim.

Ai gjithashtu tha se ekipi i tyre juridik përgatit ankesë deri tek Avokati i Popullit për diskriminim në bazë të statusit shëndetësor dhe padi kolektive për këtë procedurë, ku do të kërkohet dëm material për keqtrajtim shpirtëror.

Që kur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se nuk do të pranohen fëmijët e pavaksinuar rreth 1000 fëmijë u vaksinuan.