Protestë kundër hapjes së paraleles me mësim në gjuhën shqipe në Idrizovë të Shkupit

Banorët maqedonas të fshatit Idrizovë të komunës së Gazi Babës -Shkup të hënën do të protestojnë kundër hapjes së paraleles në gjuhën shqipe, nga klasa e gjashtë në shkollën fillore “Njegosh” të këtij fshati.

Marketing

Nëpër rrjetet sociale po qarkullon një fotografi, përmes së cilës bëhet thirrje për protestë para shkollës.

Ndryshe në këtë fshat, nxënësit shqiptarë nga klasa e gjashtë mësimin e ndjekin në gjuhën maqedonase. Pas reagimit të prindërve autoritetet premtuan hapjen e paraleles në gjuhën shqipe, por si duket kjo u pengon disa banorëve të Idrizovës.