Protestë kundër ndërtimit të rrokaqiejve në Shkup

Nisma “Qytet i gjelbër human” protestoi para Prokurorisë. Kërkojnë që të bëhen hetime në lidhje me kërkesën që e kanë parashtruar deri te Komisioni shtetëror për zgjedhje, rreth mënyrës që është sjellë Plani i detajuar urbanistik për shkak se, siç thonë, ekzistojnë dyshime për keqpërdorim të postit zyrtar. Nga muaji maj deri më tani Prokuroria publike nuk ka ndërmarrë asgjë, thotë Dragana Vellkovska nga kjo nismë, sipas së cilës, në këtë mënyrë mbrohen investitorët në dëm të qytetarëve.

Marketing

“Nuk mund që organet e shtetit të veprojnë në këtë mënyrë dhe t’i mbrojnë investitorët dhe kapitalin e madh duke punuar në dëm të shkupjanëve. Ky pushtet i cili për momentin është në nivel qendror, gjoja ka luftuar kundër “Shkupit 2014”, por me sa duket me qëllim të vetëm që të na e sjellë Shkupin 2021. Nëse zbatohet kjo që përpiqen ta bëjnë përballë “Holiday Inn”, kjo hapësirë do të jetë rajoni me popullsi më të dendur në botë. Atje do të ketë rritje maksimale të banorëve me kushte johumane për jetë”, tha Dragana Vellkovska, nisma “Qytet i gjelbër human”.